Zjarri përfshin zonën e Malikolajt në Velipojë, digjet zona e pyllëzuar

1 Korrik 2022 | 09:29

Që prej ditës se djeshme, zjarri kanë përfshirë zonën e Malikolajt në Velipojë në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar.

Për shkak të terrenit të vështirë malor është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Në zonë kanë ndërhyrë punonjësit e zonave të mbrojtura për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkëpunim me emergjencat civile në prefekturën e Shkodrës.

Agim Dardha, drejtor i Administratës së zonave të Mbrojtura u shpreh për Euronews Albania se zjarri është izoluar, por nuk është shuar.

“E vetmja rrugë për ndërhyrje është me forcat njerëzore. Dëmet nuk janë të mëdha, nuk është djegur kurora e pyllit”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026