Zjarri që përpiu një pallat të tërë në kompleksin në Tiranë, zbardhet bilanci! 30 apartamente të djegura
Këtë të martë ka rënë zjarr në kompleksin pranë Farmacia 10 në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa prej pallateve. Flakët, që dyshohet se nisën në katin e parë të një ambienti biznesi, prekën rreth 30 apartamente.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa fasada e ndërtesës, e përbërë nga dy shtresa, është djegur pothuajse plotësisht në pjesën e jashtme, duke dëmtuar edhe shtresën e brendshme. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë të rëndë, me strukturën e nxirë, mbetje të shpërndara dhe tym që vazhdon të dalë.
Fillimisht u raportua për disa persona të lënduar, ndërsa drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, konfirmoi se gjashtë persona janë trajtuar në spital, mes tyre katër zjarrfikës. Një qytetar dhe efektivët janë dërguar në toksikologji, ndërsa një banore ka pësuar djegie në rreth 15% të trupit. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në operacionin për shuarjen e flakëve morën pjesë tetë mjete zjarrfikëse, dy helikopterë Cougar si dhe rreth 50 forca nga ushtria dhe emergjencat civile.
Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë