Zjarrvënie në Bulqizë! Digjen 7 dynymë me bimësi, procedohen dy persona
Policia e Dibrës këtë të mërkurë ka proceduar penalisht dy persona, pasi ditën e djeshme kanë ndezur një zjarr në fshatin Dragu dhe për pasojë janë djegur 7 dynymë bimësi.
Sipas raportimeve nga policia, janë proceduar penalisht për zjarrvënie shtetasit P.B., 67 vjeç, dhe B.B., 59 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së një rasti zjarrvënieje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P.B., 67 vjeç, dhe B.B., 59 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
Këta shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se kanë ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Dragu, ku për pasojë, u dogjën 7 dynymë bimësi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast, të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta