“Zjerm” shkon në Eurovision 2025, Shkodra Elektronike do të përfaqësojë Shqipërinë

23 Dhjetor 2024 | 08:00

Me këngën Zjerm Shqipëria do të marrë pjesë në Eurovision në vitin 2025 që do të mbahet në Bazel të Zvicrës.

Grupi “Shkodra Elektronike” ishte fituesja e edicionit të 63-të të festivalit të këngës që u vlerësua me 143 pikë, duke siguruar vendin e parë dhe mbështetje të madhe nga publiku dhe juria.

Elvana Gjata u rendit e dyta me këngën “Karnaval” dhe 135 pikë, ndërsa Alis mori çmimin e tretë me këngën “Mjegull”, duke marrë 59 pikë.

Në Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar të 63-të u ndanë dhe dy çmime të rëndësishme nga juria, ai i Kritikës që shkoi për “Shkodra Elektronike”, ndërsa për çmimi për tekstin më të mirë shkoi për këngëtaren nga Kosova, Vesa Smolica, me këngën “Lutem”

Për herë të parë në festivalin e këngës që zgjati për katër netë me radhë me performancën e 30 artistëve pati një sistem të zgjeruar votimi, ku u përfshi dhe vota e diasporës.

Festivali i 63-të solli performanca të shkëlqyera dhe një konkurrencë të fortë mes artistëve të cilët prezantuan ritme të paharrueshme, duke dëshmuar pasionin e madh për muzikën dhe talentin e jashtëzakonshëm të artistëve shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026