Parashqevi në festivalin e RTSH-së, si e sheh Zhani Ciko rikthimin e saj
Zhani Ciko, dirigjenti i njohur është pyetur këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania për Parashqevi Simakun dhe rikthimin e saj në festivalin e sotëm të RTSH-së.
“Pak kohë mbas diskutimeve që u krijuan për Parashqevinë, unë mendoj që realiteti i një ndodhie të tillë do tregojë dhe më vonë se sa e vërtetë ka qenë kjo periudhë ku u përpoq të investigohet mbi zhdukjen e një artisteje të tillë.
Mungesa e saj kaq vite është e natyrshme që ka krijuar boshllëk deri rreziku i jetës së saj. Edhe njoftimet që vinin për të cilat kohai vërtetoi disa dhe disa të tjera jo, sot e mbush vetë këtë boshllëk Parashqevia në festivalin e RTSH-së ku e sollën nga Amerika”, tha Ciko.
Ai gjithashtu u ndal në fillimet e diskutimeve për Parashqevinë teksa shfaqej në videot e publikuara në një fazë jo të mirë të jetës së saj në Amerikë.
“Nga këto diskutime jam shokuar nga pamjet që pamë në fillim. Më parë kishte shumë mistere dhe ishim mësuar me këtë gjë që mungon ky person, por kur e pamë në atë gjendje aty kupton që këtu ka një dramë të madhe. Shoh një humbje dëshire për jetën”, ka thënë dirigjenti Zhani Ciko.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve