Manjani për Parashqevinë: Po nëpërkëmbet dinjiteti, kjo s’duhet të ndodh me askënd!
Juristi Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka dhënë një koment mbi rastin e Parashqevi Simakut e cila u përfol për ditë me rradhë për situatën në të cilën ajo ndodhej.
“Për Parashqevinë nuk km asnjë koment por problemi është shoqëria që merret me punën e tjetrit. Bamirësat janë pisllëqe sepse s’ka qenë kurrë e sinqertë kjo gjë, çështja është se në këto gjëra bota ka insitucione shumë më dinjitoze. Bashkia e Kavajës duhej të merrte një vendim për qytetaren e vet, ta bënte fakt. Nëse do ta vlerësosh dikë, jepi një titull nderi. Këto raste konstatohen, reagohet dhe mbyllet. Për më tepër, ministri i qeverisë merr në telefon Elton Ilirjanin dhe del në media”, tha Manjani.
Ai shprehet se i gjithë ky reagim nuk ka pse të nisë nga qytetarët por nga vetë shteti.
“Gjesti fillon nga shteti, këto historitë e bamirësisë kolektive, s’kanë lidhje me bamirësi. Kjo është një tallje dhe të nëpërkëmbësh dinjitetin e dikujt. Kjo nuk duhet të ndodh me asnjë njeri, as të zakonshëm jo vetëm me artistë. Ndihmën duhet ta kryejë shtetin”, u shpreh Ylli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qeveria cakton Taulant Ballën për pajisjen me pasaportë të Parashqevi Simakut
- Ekskluzive/ Reagon ambasadori shqiptar në SHBA: Parashqevia është qytetare amerikane
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore