Qeveria cakton Taulant Ballën për pajisjen me pasaportë të Parashqevi Simakut
Shteti shqiptar dhe konsullata e vendit tonë në New York janë vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, e cila u rikthye pas më shumë se 30 vjetësh në vëmendjen e opinionit publik në një mënyrë të pazakontë.
Edhe pse zyrtarisht nuk ka njoftim nga institucionet që po merren me rastin, burime bëjnë me dije se qeveria shqiptare ja ka besuar misionin e përkujdesjes për këngëtaren Taulant Ballës, i cili mban njëkohësisht dhe postin e drejtuesit politik të diasporës. Mësohet se në Nju Jork është zhvilluar një takim, i cili ka pasur për qëllim ta ndihmojë këngëtaren për ta pajisur me një pasaportë shqiptare.
Stafi diplomatik në Nju Jork wshtw angazhuar për të siguruar dokumente identifikuese për artisten, e cila nuk dispononte asnjë të tillë pas viteve të fundit që i kishte kaluar në gjendje të rënduar.
Në një lidhje për emisionin ‘People’’ në Euronews Albania, avokati Geri Jerman, i cili është marrë me rastet e emigrantëve, përfshirë edhe ata shqiptarë për t’u pajisur me dokumente amerikane sqaroi dhe procedurat që duhet të ndiqen për këngëtaren e njohur shqiptare.
“Ajo që duhet bërë fillimisht është të kërkohet një kopje e çdo dokumenti që disponon këngëtarja si e regjistruar në SHBA, kjo mund të bëhet duke dërguar një shkresë në zyrat e emigracionit. Me anë të kësaj përgjigje mund të zbulojmë nëse ajo figuron si e regjistruar në ndonjë shtet. Të dhënat mund të zbulojnë statusin e saj në SHBA”, tha ai.
Por tani e tutje gjithçka varet vetëm nga vullneti i këngëtares Parashqevi Simakut për t’iu përgjigjur kërkesave të autoriteteve shqiptare apo atyre amerikane lidhur me procedurat që duhet të ndiqen për të marrë një identitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)