Zlatan Ibrahimoviç s’i përmban dot lotët për rikthimin me përfaqësuesen suedeze
Futbollisti 39-vjeçar Zlatan Ibrahimoviç nuk i ka përmbajtur emocionet në konferencën e tij të parë për shtyp që pas rikthimit me përfaqësuesen suedeze.
I rikthyer pesë vite pasi u tërhoq nga futbolli i përfaqësueseve, Zlatan u pyet nga gazetarët se si e kishte pritur familja e tij këtë vendim. Sulmuesi i Milanit u përgjigj tejet i emocionuar se “çdo gjë ishte pritur mirë”.
Ibrahimovic ka dy djem 14 dhe 12 vjeçarë, Maximilian dhe Vincent, teksa ky i fundit i ka kërkuar që të mos largohet më nga Suedia.
“Vincenti qau kur u largova,” – kujtoi në konferencën për shtyp Zlatan përpara se të kaplohej nga lotët.
Me Milanin shtatlarti Ibrahimovic ka shënuar 17 gola në 23 ndeshje këtë sezon.
Suedia luan të enjten ndeshjen e parë kualifikuese për në botërorin Katar 2022. Ajo është në Grupin B së bashku me Spanjën, Greqinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta