‘Zombit’ kërcënojnë Francën, në Gjermani e Angli thahen lumenjtë

11 Gusht 2022 | 11:08

Një zjarr i madh që ka shkatërruar më shumë se një dyzinë shtëpish dhe çuar në evakuimin e mijëra banorëve po përhapet në rajonin Gironde, në jug-perëndim të Francës.

Autoritetet dyshojnë se situata e krijuar është pasojë e të ashtuquajturve “zjarret zombi”, një zjarr i hershëm që digjet në tokë dhe më pas ndizet përsëri.

“Ka gjasa që zjarri të jetë përhapur nën tokë dhe më pas të ketë filluar sërish në zona të gjelbërta. Në këtë pikë, flakët, gjithashtu për shkak të thatësirës dhe mungesës së lagështirës, rifilluan me shpejtësi dhe rindezën pishat”, thotë një zjarrfikës.

Rreth 1 miijë zjarrfikës po luftojnë me flakët që kanë shkrumbuar 6 mijë hektarë pisha që prej pasdites së të martës.

Temperaturat përvëluese në Evropë, të shoqëruara nga mungesa e shiut, po prekin lumenjtë e mëdhenj të kontitnentit. Autoritetet në Gjermani po paralajmërojnë se niveli i ujit në Rehn mund të arrijë kuotë kritike në ditët e ardhshme, duke vështirësuar transportin e mallrave në të.

Ndërsa në Angli, ku për shkak të të nxehtit është shpallur një alarm kujdesi për shëndetin, burimi kryesor i lumit Tamiz po thahet.

Fillimi më i thatë i këtij viti në dekada ka zhvendosur burimin e lumit ikonë anglez milje të shumta poshtë rrymës, duke lënë pas tokë të djegur dhe pellg të herëpashershëm ku dikur rridhte uji.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave

Gjermania ka regjistruar një rekord të ri temperaturash këtë të shtunë vetëm një ditë pasi regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë. Shërbimi Meteorologjik...
17:45 | 27/06/2026