Zonja e Parë e Ukrainës: Kemi nevojë për armë, fitorja varet nga mbështetja e botës

Olena Zelenska
20 Shkurt 2023 | 07:10

Zonja e Parë Olena Zelenska ka thënë se Ukraina ka nevojë për më shumë armë për të luftuar pushtimin e Rusisë.

“Për të luftuar, duhet të kesh armë. Përndryshe, mund të vdisësh. Ne gjithashtu kemi nevojë për ndihmë për të rivendosur kapitalin njerëzor, infrastrukturën, shtëpitë, shkollat, kopshtet, sepse lufta nuk është vetëm një vijë e parë, ajo është gjithashtu një krizë ekonomike dhe një katastrofë humanitare”, tha Zelenska.

Në një intervistë për kompaninë televizive të Koresë së Jugut Channel A, zonja e parë paralajmëroi gjithashtu se lufta, e cila filloi rreth një vit më parë, mund të ketë një “efekt të përhapur”.

“Kjo nuk është një luftë gladiatorësh që mund të shihet nga tribuna. Beteja mund të përhapet në “tribuna” në çdo moment”, tha ajo.

Zelenska theksoi se Ukraina përpiqet t’i japë fund luftës.

“Lufta është gjithmonë shumë e gjatë, edhe kur zgjat një ditë. Ne presim çdo ditë fundin e saj. Por kjo varet edhe nga mbështetja e botës”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026