“Zotëria i luleve në Elbasan”|Ferdinant Hankja kujdeset për këtë lule prej 60-vitesh
Ferdinant Hankja, i njohur si zotëria i trëndafilave në Elbasan ka krijuar bahçen e tij me mbi 3000 trëndafila. Për të kjo është një iniciativë për t’i rikthyer identitetin Elbasanit, i njohur edhe si qyteti i luleve.
” Ne aktualisht kemi 3040 rrënjë, janë të gjitha shumëllojshe, mbizotëron e kuqja, e verdha e bardha dhe janë të gjithë aromatik. Kënaqësia tregohet tek moshat e treta, dhe mar dhe shumë përgëzime nga qytetarët. “-u shpreh ai.
Ai është kujdesur për këto lule që në moshën 7-vjeçare. Për Ferdinandin, i cili me profesion është agronom, përkujdesja për lulet është procesi më i thjeshtë.
“Nisjen e punës me trëndafilin e kam ne momentet e hershme tek mosha 6-7 vjeç, kur prindërit tanë e admironin shumë trendafilin dhe sigurisht edhe lulet e tjera. Aty babai me mësoi fenomenet që ndodhin te trëndafili, trajtimet dhe sigurisht që do një përkujdesje shumë të madhe trendafili. E veçanta e trendafilit është se ka tre lloje smundjesh në të cilen unë si agronom e njoh mirë, dhe po ta shikosh trendafilin me kujdes ai shkelqen sepse nuk ka semundje.”-tha ai.
66-vjeçari kalon pjesën më të madhe të kohës, duke u kujdesur për trëndafilat në detaje për çdo rrënjë. Agronomi sjell gjithashtu nga jashtë një eksperiencë disa vjeçare në këtë fushë.
“ Unë kam punuar 6 vjet në një firmë hollandeze në të cilën kam mësuar shumë gjëra që ne nuk i dinim më përpara.” –tregon më tej Ferdinanti.
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane