Zv.kancelari gjerman: Mungesa e gazit mund të shkaktojë krizë ekonomike

27 Qershor 2022 | 13:33

Zëvendës kancelari gjerman, njëherësh Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck paralajmëroi këtë të hënë se mungesa e gazit gjatë dimrit në Evropë mund të shkaktojë krizë të rëndë ekonomike.

Sipas, Habeck kjo duhet të shmanget me çdo kusht, shkruan CNN.

“Gjatë dimrit, ekziston një kërcënim ku reduktimet e gazit në fakt duhet të imponohen. Sipas mendimit tim, kjo do të çonte në një krizë të rëndë ekonomike në Evropë dhe në Gjermani. Duhet të shmanget me çdo kusht”, u shpreh Habeck.

Habeck nënvizoi se Evropa nuk ndodhet ende në atë situatë, por për të mos arritur deri aty, duhet një veprim vendimtar, i përbashkët dhe mbi të gjitha shumë i shpejtë.

Pak ditë më parë, Gjermania aktivizoi fazën e dytë të planit të saj të emergjencës për furnizimet me gaz natyror, duke thënë se vendi përballet me një “krizë” dhe duke paralajmëruar se objektivat e magazinimit për dimër janë në rrezik për shkak të pakësimit të dërgesave nga Rusia.

Qeveria tha se vendimi për të ngritur nivelin e alarmit pason reduktimet  në dërgesat ruse të bëra që nga 14 qershori dhe vazhdimin e çmimit të lartë të tregut për gazin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026