Zv.ministri i Shëndetësisë në RMV: Po mbushen spitalet me pacientë, shkak varianti britanik
Zëvendësministëri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani u shpreh në Euronews Albania se aktualisht ky shtet është goditur nga një valë e tretë virusi.
Zoti Hasani nënvizoi se nga kjo situatë po mbushen spitalet dhe ndërkohë po punohet për rritjen e kapaciteteve spitalore.
“Është soji britanik që po e bën këtë problem. Mbi 70% e analizave që kemi bërë para 2 javësh janë të llojit britanik”, u shpreh ai.
“Moshat më të reja deri në moshën 60-vjeçare janë më prezente në spitalet tona”, tregoi më tej zv.ministri.
Sa i përket masave kufizuese, ai tha se do të shikohen rezultatet e masave të ndryshuara pak ditë më parë dhe nëse numrat e infektimeve shtohen, do të ketë ashpërsim të masave.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 999 raste të reja dhe 24 persona kanë humbur jetën.
Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi
Po kështu është rritur dhe numri i fataliteteve. 129 persona nga mosha 40 deri në 60-vjeç nuk ia kanë dalë të mposhtin sëmundjen.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta