Zv.ministrja e Arsimit Nina Guga: Testet e maturantëve do korrigjohen në mënyrë të digjitalizuar
Tridhjetë e dy mijë maturantë në gjithë vendin nisin sot provimet e maturës shtetërore. Ata do t’i nënshtrohen këtë të hënë provimit të gjuhës së huaj. Testi do të përmbajë vetëm pyetje me alternativa, ndërsa do të zhvillohet nën protokoll të veçantë masash, për shkak të situatës së COVID-19.
Por, për të kuptuar me shumë detaje rreth këtij procesi, Euronews Albania zhvilloi një komunikim me zv.ministren e Arsimit, Nina Guga. Ajo tha se strukturat arsimore kanë marrë çdo masë për të siguruar që procesi i provimit të zhvillohet brenda kushteve të sigurisë, me qëllim ruajtjen e shëndetit të maturantëve.
Zëvendësministrja e Arsimit tha se provimi do të zhvillohet në klasa, ku numri i maturantëve do të jetë nga 10-12 në varësi të sipërfaqes së klasës.
“Sot ne do të jemi në provim duke respektuar rregullat strikte të protokollit që në radhë të parë, duam t’u sigurojmë shëndetin dhe anën psiko-emocionale të nxënësve tanë. Këtë vit të gjitha provimet do të zhvillohen dhe nxënësit do ta bëjnë provimin në shkollat e tyre, nëpër klasa duke respektuar distancën fizike nga 1,5-2 metra për nxënës, që do të thotë se në çdo klasë do të ketë 10-12 nxënës, na varësi të hapësirave të sipërfaqeve të klasave. Në momenti kur nxënësit duhet të vijnë në shkollë, duke zbatuar rregulloren e maturës shtetërore, nxënësi ka detyrë të vijë një orë e gjysmë para fillimit të provimet në shkollë. Të gjitha shkollat në varësi të nxënëseve kanë caktuar një orar që mos të ketë grumbullime. Në shkollë ka një staf të përgatitur dhe po merret me këtë punë duke pritur nxënësit, duke bërë kontrollin e tyre që duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza’, tha ajo.
Zonja Guga theksoi se testimi i tezave do të kryhet në mënyrë të digjitalizuar dhe rezultatet pritet të dalin më shpejt se vitet e kaluara.
“Testi zgjat 2 orë në krahasim me vitet e kaluara që zgjaste 2.5 orë, për faktin se ky test është me alternativa dhe janë 60 pyetje. Testi përmban 60 pyetje me alternativa dhe nxënësit duhet të bëjnë kujdes. Testi do të korrigjohet në mënyrë të digjitalizuar. Rezultati i provimit të nxënësve do të jetë më i shpejtë”, shtoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
32 mijë maturantë testohen të hënën për gjuhën e huaj, provim veçmas për ata me temperaturë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta