Zv/ministrja Kuko: Do të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, rojet në ‘vetting’

5 Qershor 2020 | 10:59

Rasti i abuzimit të një 15-vjeçareje nga roja i shkollës ku ajo mësonte, nxori në pah një sërë shqetësimesh, mungesë përgjegjësish, roli i shtetit, shkollës, shoqërisë dhe familjes.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko tha se ndër masat që do të merren pas kësaj ngjarjeje të rëndë, është shtimi i numrit të oficerëve të sigurisë dhe shtrirja e tyre jo vetëm në shkollat e mesme, por edhe në ato 9-vjeçare.

Zv/ministrja theksoi se aktualisht janë 150 oficerë sigurie të shpërndarë në të gjitha shkollat e vendit, numër i cili sipas saj synohet të dyfishohet.

“Oficeri i sigurisë në shkollë ka rolin e personit që bën paralajmërimi e hershëm të fenomeneve që cenojnë sigurinë e të miturve në shkollë, konfliktet mes adoleshentëve, për të marrë sinjalizime nëse ata rrezikohen nga faktorë të jashtëm siç është lënda narkotike.

Është një fazë sigurie mes psikologut të shkollës dhe policisë. Ai është pjesë e stafit të shkollës, qëndron brenda saj dhe raporton për çështje të brendshme në dy drejtime; në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Brendshme”, tha znj. Kuko.

Zv/ministrja theksoi faktin se ka ardhur momenti që të kemi një sistem referimi nëpër shkolla, teksa e cilësoi të pafalshëm faktin që abuzimi i 15-vjeçares në Babrru ndodhte prej më shumë se 1 viti dhe nuk raportohej.  

Qëllimi sipas znj.Kuko, është që edhe rojet e shkollave t’i nënshtrohen një lloj kontrolli apo ‘vetting’-u, njësoj siç ka ndodhur me oficerët e sigurisë të cilët pas një trajnimi disajavor, i janë nështruar edhe një interviste kontrolli në praninë e psikologut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026