Zëvendësministrja Rakacolli për Euronews Albania: S’ka urdhër për mbylljen e spitalit COVID-4
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha për Euronews Albania se pavarësisht rënies së numrit të të shtruarve me COVID-19 në spitale, nuk ka asnjë urdhër për mbyllje të spitaleve.
Aktualisht në Shqipëri janë hapur shtatë spitale për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ku katër prej tyre janë në Tiranë dhe tre janë spitale rajonale. Ditën e mërkurë ministria raportoi se në shtatë spitalet ishin të shtruar 247 pacientë, një numër rreth dy herë më i vogël se ai i periudhës shkurt-mars ku të shtruarit në një ditë shkuan deri në 662.
Përballë raportimeve në media se “Spitali COVID-4 është mbyllur”, Euronews Albania pyeti zëvendësministren e Shëndetësisë, e cila mohoi të ketë një urdhër për mbyllje të spitaleve.
“Spitali COVID-4 nuk është mbyllur, ka rënë në mënyrë të ndjeshme numri i shtrimeve, por spitalet hapen dhe mbyllen me urdhra dhe nuk ka asnjë urdhër të mbylljes së COVID-4,” – sqaroi Rakacolli.
Nisur nga mbërritja e dozave të tjera të vaksinave ditën e djeshme, Rakacolli tha se politika kryesore e vaksinimit lidhet me grupmoshat dhe grupet e rrezikut.
“Ne do të vazhdojmë me mbarimin e grupmoshave mbi 70 vjeç dhe besoj që javën tjetër do të ulet grupmosha,” – tha zv. ministrja.
Ndërkaq sa i takon imunitetit të tufës, ajo theksoi se kjo ndodh kur arrin imunitetin mbi 70% e popullsisë gjë që për momentin nuk është duke ndodhur në Shqipëri.
Masat kufizuese nuk do të kenë asnjë lloj lehtësimi dhe të gjitha vendimet e reja do të merren në varësi të numrit të të infektuarve, sqaroi Rakacolli.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta