Zviceranët i drejtohen referendumit në përpjekje për t’u bërë kombi i parë evropian që ndalon pesticidet
Zvicra mund të bëhet vendi i parë europian që ndalon me ligj pesticidet artificiale, në referendumin e radhës më 13 qershor, një iniciativë që synon të sjellë ndalime edhe në vende të tjera.
Në rang botëror, vetëm Bhutan ka braktisur plotësisht përdorimin e pesticideve sintetike, sipas mbështetësve që synojnë të nxjerrin jashtë ligjit përdorimin e produkteve të bëra nga gjigandë agro-kimikë të tillë si Syngenta e Zvicrës dhe Bayer dhe BASF e Gjermanisë.
Mbështetësit e iniciativës thonë se produktet artificiale shkaktojnë probleme serioze me shëndetin dhe shkatërrojnë biodiversitetin. Prodhuesit sigurojnë se produktet e tyre janë të testuara në mënyrë rigoroze, mund të përdoren në mënyrë të sigurt dhe se rendimentet e produkteve do të ulen pa to.
Një tjetër iniciativë që pritet të votohet në të njëjtën ditë ka të bëjë me përpjekjet për të përmirsuar cilësinë e ujit dhe pijshëm dhe ushqimit në Zvicër duke ndaluar subvencionet direkte tek fermerët që përdorin pesticide artificiale dhe antibiotikë për bagëtitë e tyre tyre.
Zvicra është ndarë ashpër nga një debat i madh lidhur me iniciativat dhe votat duket se do të jenë të afërta. Një sondazh i fundit tregoi se 48% e votuesve favorizuan iniciativën e ujit të pijshëm dhe 49% mbështetën ndalimin e pesticideve.
Nëse miratohet, propozimet u japin fermerëve deri në 10 vjet për të bërë ndryshimin, i cili do të lejojë Zvicrën të bëhet një pioniere në ushqimin organik si dhe një shembull për pjesën tjetër të botës, tha prodhuesi zviceran i verës Roland Lenz.
“Uji i pastër, një nga themelet e jetës, është i rrezikuar”, tha Lenz, një fermer organik 51-vjeçar, vreshti i të cilit është i rrethuar nga fermerë që kundërshtojnë iniciativën.
“Syngenta”, me seli në Zvicër dhe në pronësi të Korporatës Kimike Kombëtare të Kinës, kundërshton të dyja iniciativat, duke thënë se një ndalim i tillë do të ulte rendimentet bujqësore deri në 40%.
“Pasojat e mospërdorimit të tyre janë të qarta: më pak produkte rajonale, çmime më të larta dhe më shumë importe. Kjo nuk është në interes të konsumatorëve, as nuk është në interes të mjedisit”, tha një zëdhënës i “Syngenta”.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë