Zyra e Prokurorisë Speciale nuk jep detaje nëse ka të arrestuar të tjerë përveç Gucatit dhe Haradinajt
Arrestimet e drejtuesve kryesorë të Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.
Pas prangosjes, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dërguan menjëherë në Hagë, ndërsa priten të dalin para trupit gjykues për akuzat ‘frikësimit të dëshmitarëve’, ‘hakmarrje’ dhe ‘shkelje të fshehtësisë së procedurës”.
Korrespondentja e Euronews Albania në Prishtinë, Erjonë Popova iu drejtua me një kërkesë për informacion Zyrës së Prokurorisë së Specializuar për të kuptuar më shumë, nëse ky organ ka nisur hetim të brendshëm apo ka të dyshuar e të arrestuar nga Tribunali në Hagë për rrjedhjen e dosjeve, por ky institucion nuk pranoi të tregojë asnjë detaj mbi këtë çështje.
Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk janë pajtuar me aksionet e befasishme, që EULEX zhvilloi të premten që shkoi në zyrat e OVL-UÇK-së.
Ndërkohë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti veprimet e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë i cilësoi të drejta dhe kushtetuese.
Lexoni gjithashtu:
Ish-eprori i UÇK-së Salih Mustafa të hënën del para “Speciales” në Hagë
Kryeministri Avdullah Hoti komenton zhvillimet e djeshme në zyrat e OVL-UÇK-së
Zhvillimet në Kosovë, Hashim Thaçi dënon arrestimin e përfaqësuesve të OVL-UÇK-së
Policia e Kosovës ndalon nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj
Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK
Tensionohet situata në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta