Zyrtare, dorëhiqet drejtori i Policisë së Shtetit

5 Tetor 2021 | 17:06

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është dorëhequr nga detyra.  Ardiu Veliu mori këtë detyrë të rëndësishme në 5 shkurt të 2018, pas shkarkimit të Haki Çakos si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Kryeministri i vendit, Edi Rama publikoi letrën e dorëheqjes së Ardi Veliut, ndërsa e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë kohës, që ishte në drejtimin e Policisë së Shtetit. Ai shkroi në “Twitter” se Veliu ka shumë për t’i dhënë vendit në detyra të tjera.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falënderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.

Në letrën e dorëheqjes, dërguar kryeministrit Rama, z. Veliu thotë se këtë vendim e ka marrë për t’iu përkushtuar më shumë familjes së tij.

Ai shkruan më tej se: “jam përpjekur të jap më të mirën time dhe të forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe atij në rrugë”

Kush është Ardi Veliu?

Në vitin 1993 Ardi Veliu mbaroi studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë. Më pas, ai kreu studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë si dhe në 1998 përfundoi studimet në Akademinë e Policisë në Ankara.

Krahas këtyre studimeve, Veliu është diplomuar dhe për menaxhim biznesni, studime të cilat i kreu në vitet 2003-2007 në Vlorë. Po kështu, ai është diplomuar për juridik.

Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur një sërë poste të rëndësishme si: Shefi i sektorit të Rendit në Vlorë; Shefi i komisariatit të Policisë Durrës; Zëvendësdrejtor për Sigurinë në Drejtorinë e Policisë Tiranë; Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, si dhe Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026