Zyrtarja thotë se algoritmi refuzon përgjigjet e shumëfishta në ‘Pyetësor’
Eridiana Çano, drejtore e Agjencisë për Doalog dhe Bashkëqeverisje thotë se pyetësori i Këshillit Kombëtar nuk mund të deformohet nga përgjigje të shumëfishta nga një person.
Sipas znj. Çamo “sistemi ka algoritme që fshijnë përgjigjet e shumëfishta” nga i njëjti person.
“Nuk qëndron. Sistemi ka algoritme që kancelojnë votat e shumëfishta dhe një pyetësor llogaritet një votë”, tha ajo.
Eridiana Çano tha se rezultatet e pyetësorit do të bëhen publike në fund të muajit mars ose në fillim të prillit.
Specialisti Gerond Taçi gjatë një demonstrimi shpjegoi mënyrën se si një person mund të thyejë këtë sistem mbrojtës dhe një person mund të plotësojë disa herë pyetësorin.
Ai tha se kjo realizohet përmes fshirjes së historikut (cookies) në shfletues (browser) dhe në këtë mënyrë çdo herë duket sikur është një person i ndryshëm.
Pyetësori i qeverisë përmban 12 pyetje dhe përveç shqetësimeve se mund të manipulohet nga votimi i shumëfishtë, ka spektikë për shtrimin e pyetjeve.
Shumë specialistë i konsideron pyetjes sugjestionuese, duke i drejtuar qytetarët në një përgjigje të caktuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta