​Arrijnë në Kosovë rreth 5 mijë doza të vaksinave BionTech/Pfizer

4 Maj 2021 | 19:27

Ambasada e Austrisë në Prishtinë ka bërë të ditur se sot ka arritur në Kosovë sasia e parë prej 4.680 dozave të vaksinave BionTech/Pfizer, nga 95.000 që janë parashikuar.

“Vaksinat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria. Me 4.680 dozat që kanë arritur sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit.Kjo do të kontribuojë në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara”, thuhet në njoftim për media.

Duke qenë dëshmitar i arritjes së këtij furnizimi bashkë me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, ambasadori austriak Christoph Weidinger tha se Austria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah popullit të Kosovës edhe në ardhmen.

“Për Austrinë është nder i veçantë dhe vepër solidarizimi me qytetarët e Kosovës, ta mundësojë transferimin e këtyre dozave, sepse, hapësirat e pa mbuluara në hartën e vaksinimit, pavarësisht ku janë ato, paraqesin rrezik për të gjithë ne. Nuk duhet të harrojmë se askush nuk është i sigurt, përderisa nuk janë të gjithë të sigurt! Të jeni të sigurt, se Austria ka qëndruar dhe do të qëndrojë përkrah popullit të Kosovës”, ka thënë diplomati austriak, raporton Kosova Press.

Furnizimi i Kosovës me 95.000 vaksina BioNTech/Pfizer është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të BE dhe Austrisë për të siguruar 651.000 doza BioNTech/Pfizer për Ballkanin Perëndimor, për të mbështetur rajonin në vaksinimin e personelit shëndetësor në front të parë si dhe persona nga grupe më të rrezikuara.

Austria ka lehtësuar dhe parafinancuar transferimin e këtyre vaksinave, të cilat financohen nga paketa prej 70 milionë euro, e miratuar nga KE për të financuar vaksinat në fjalë. Këto vaksina u siguruan për partnerët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të negociatave paraprake të BE-së për furnizim me vaksina.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026