Ngrihen dy aktakuza për helmimet me ujë në Deçan
Prokuroria në Pejë ka ngritur dy aktakuza për helmimin e qytetarëve në Deçan vitin e kaluar.
Aktakuzat janë ngritur ndaj dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, kimistes dhe drejtorit të Departamentit Teknik për mungesë të klorit dhe të testimeve të ujit.
“Pas një hetimi intensiv në çështjen penale me rastin e helmimeve të 1500 qytetarëve, sot kam ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës për veprën penale ‘Mos evitimi i rrezikut’”, deklaroi në një konferencë për media prokurori Durjan Juniku.
Komuna e Deçanit i kishte hequr kësaj kompanie të drejtën e menaxhimit të ujësjellësit vitin e kaluar.

Ndërkaq lidhur me personat e dyshuar të nacionalitet serb, është thënë se kanë përfunduar hetimet dhe ka rezultuar se nuk kanë pasur lidhje me rastin, raporton Kosovapress.
“Në kohën kur janë identifikuar dy personat e nacionalitetit serb dhe kemi marrë të gjitha veprimet dhe kemi punuar me kujdes të shtuar dhe profesionalizëm të lartë. Kemi bashkëpunuar ngushtë edhe me organet e sigurisë, mirëpo në fund ka rezultuar se njëjtit nuk janë të përfshirë me rastin në fjalë”, tha prokurori Juniku.
Në korrik të vitit 2021, rreth 1,500 qytetarë, mes tyre 51 fëmijë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve shëndetësore që u lidhën me ujin e pijshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet