​Zvicra ekstradon në SHBA biznesmenin rus Vladislav Klyushin

19 Dhjetor 2021 | 22:14

Zvicra ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara biznesmenin rus Vladislav Klyushin, ku ai akuzohet për tregti të paligjshme të brendshme me vlerë dhjetëra milionë dollarë.

Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë të Zvicrës thuhet se Klyushin i është dorëzuar një polici amerikan në Cyrih, i cili do ta shoqërojë në fluturimin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Politico.

Klyushin është pronar i grupit M13, një kompani ruse e specializuar në bazat e të dhënave dhe burimet e IT, dhe spekulohet se ai është i lidhur ngushtë me Qeverinë e Rusisë.

Ai u arrestua më 21 mars të këtij viti teksa po bënte ski në Zvicër, ndërsa në prill ambasada amerikane në Bernë kishte paraqitur kërkesë për ekstradimin e tij. Ministria e Drejtësisë e miratoi kërkesën në qershor dhe Gjykata Federale Zvicerane hodhi poshtë ankesën e Klyushin në fillim të dhjetorit.

Ambasada ruse në Zvicër vlerësoi se bëhej fjalë për “gjueti” të autoriteteve amerikane për shtetas rusë.

Avokati i Klyushin, Oliver Sirik, tha se kërkesa amerikane për ekstradim ishte e motivuar politikisht dhe “e lidhur me natyrën e punës së tij dhe kontaktet me Qeverinë e Rusisë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026