1 milion persona të evakuar në Filipine, era e fortë tund urën (VIDEO)
Gati një milion persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Filipine, ndërsa tajfuni Phung-wong arriti në tokë të dielën, më pak se një javë pas kalimit shkatërrues të tajfunit Kalmagi.
Phung-wong po lëviz drejt Filipineve nga lindja me erëra maksimale të qëndrueshme prej 185 kilometrash në orë. Shkollat dhe ndërtesat publike do të mbeten të mbyllura të hënën në pjesën më të madhe të Filipineve, veçanërisht në kryeqytetin Manila, ndërsa gati 300 fluturime janë anuluar.
Një video që qarkullon në internet tregon një urë në qytetin Camaligan, në provincën Camarines Sur, të cilën e lëviz era në mënyrë të pakontrolluar. Të shtunën, disa banorë lidhën shtëpitë në tokë me litarë, duke shpresuar se në këtë mënyrë nuk do të rrëmbeheshin nga erërat.
Provinca Cebu në Filipinet qendrore pësoi më shumë viktima. Por operacionet e shpëtimit u ndalën atje dje për shkak të mbërritjes së pritshme të Fung-wong.
Rreth 20 stuhi tropikale ose tajfune godasin ose i afrohen Filipineve çdo vit. Rajonet më të varfra të arkipelagut zakonisht janë më të goditurat. Sipas shkencëtarëve, ndryshimi i klimës po i bën ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta, më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese.
HAPPENING NOW: Strong Winds Shake Camaligan’s Hanging Bridge.
Strong gusts from Typhoon Fung-wong (#UwanPH) caused a famous hanging bridge in Camaligan, Camarines Sur, Philippines, to sway dangerously.
Source: Richard Cecilio, DWIZ 95.1 South Luzon pic.twitter.com/z63SdyWuOd
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) November 9, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 10:26 Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes