1 muaj paraburgim për shtetasin serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë

3 Qershor 2022 | 16:30

Gjykata Themelore në Prishtinë do të mbajë në paraburgim një serb të dyshuar për krime e luftës.

Më herët, të premten, Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një shtetas serb, nën dyshimet për krime lufte.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i arrestuari dyshohet se ka kryer krime kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën 1998-1999 në një fshat të Istogut.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se i arrestuari është Çasllav Jolliç, banor i Serbisë.

Sipas tyre ai për 23 vjet rregullisht kishte udhëtuar për në Kosovë dhe asnjëherë nuk kishte pasur probleme. Në njoftime po ashtu u tha se të arrestuarit i është ofruar mbrojtje ligjore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026