1 në 4 fëmijë shkon në shkollë pa mëngjes, ISHP: Rrezik për t’u bërë obez

8 Dhjetor 2025 | 17:37

Fëmijët shqiptarë e kanë bërë zakon të konsumojnë mëngjes përpara se të shkojnë në shkollë, por 25% e tyre, shpesh e anashkalon vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Studimi i bërë nga ISHP, tregon se fëmijët që  nuk hanë mëngjes rrezikohen nga mbipesha dhe obeziteti.

Raporti që mat sjelljet e shëndetshme të fëmijëve në moshë shkollore, për të gjithë Europën, e rendit e vendin tonë ndër të parët për konsumin e fruta-perimeve nga vegjlit.

Specialistët thonë se sjelljet e shëndetshme, në ushqim por edhe aktiviteti fizik dhe qëndrimi sa më pak përpara ekraneve na ndihmon në uljen e obezitet dhe mbipeshës, e cila është kthyer në sfidë globale. Sipas të dhënave të fundit 1 në 10 fëmijë të moshës 5 deri në 19 vjeç, jetojnë me obezitet, duke u përballur me rreziqe serioze për shëndetin si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026