10 linja ajrore anulojnë fluturimet drejt Izraelit pas sulmeve nga Hezbollahu
Dhjetë linja ajrore të huaja anuluan fluturimet e tyre drejt Izraelit të dielën në mes të një përshkallëzimi ndërkufitar me grupin libanez Hezbollah.
Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, transportuesit kryesorë, duke përfshirë Air France dhe kompaninë hollandeze Transavia, kanë pezulluar fulturimet e tyre në Izrael.
Linja të tjera ajrore që anuluan fluturimet përfshijnë Wizz Air hungareze, Corendon me bazë në Maltë, Ethiopian Airlines, Greek Aegean Airlines dhe Greek Universal Airlines.
Air France, e cila anuloi fluturimet e saj midis Parisit dhe Tel Avivit, ishte një nga të paktat linja ajrore ndërkombëtare kryesore që ende operojnë në Izrael.
Që nga fundi i korrikut, 20 linja ajrore ndërkombëtare kanë anuluar fluturimet e tyre drejt Izraelit, të nxitur nga frika në rritje për një luftë të mundshme rajonale në Lindjen e Mesme.
Avionët luftarakë izraelitë nisën mbi 40 sulme ajrore në Libanin jugor të dielën herët, sulmi më i ashpër që nga fillimi i sulmeve ndërkufitare me Hezbollahun më 8 tetor 2023.
Ushtria izraelite pretendoi se sulmet synonin të parandalonin një sulm të afërt të Hezbollahut.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë