10 mijë tapi në Gjirokastër/ Regjistrohen pronat e fundit në qytet, mbyllet procesi
Ka përfunduar në Gjirokastër regjistrimi i pronave me 10 mijë pasuritë e fundit që nuk kishin hipotekë. Në këtë qytet, ka shkuar drejtori i Kadastrës, për të ndarë disa prej certifikatave për banorët.
Mbi 10 mijë dokumente pronësie janë nxjerrë nga Agjencia e Kadastrës në qytetin e Gjirokastrës. Këto janë tapi, që përmbushin regjistrimin e plotë të pronave në disa prej lagjeve të qytetit.
“Nga sot Gjirokastra për herë të parë në historinë e saj, ngrihet me regjistrimin e plotë të 10 mijë pasurive, proces i cili përfshin zonën e qytetit të ri, përfshin kodrën e shtufit, Granicën.”- tha ai.
Për drejtuesin e Kadastrës, tashmë procesi mund të cilësohet i mbyllur, me një numër të përgjithshëm të tapive që mbërrin në 20 mijë.
“ 20 mijë pasuri private e publike dhe të bashkisë, këto janë tre kategori”-tha Lame
Gjirokastra bën pjesë në ato qytete në të cilat nuk kishte një regjistër të plotë pronash, që nga viti i pavarësisë. Procesi nuk ishte kryer as në lagjet e reja të qytetit të ndërtuara para dhe pas viteve 90.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta