10 mln euro grante për Start Up-et, Bilali: Së shpejti hapen aplikimet
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali duke folur për ligjin e Start Up-eve, tha se shumë shpejt do të hapet thirrja për ndarjen e një buxheti prej 10 milionë euro.
Bibali tha se Shqipëria po propozon një paketë që është një ndër më konkurrueset në fushën e Start Up-eve.
Ministrja tha se thirrja për aplikuesit do të nisë pasi të hyjnë në fuqi 5 aktet nënligjore dhe deri tani interesi i shfaqur ka qenë shumë i madh.
Bilali shpjegoi se kushdo që ka ide inovatime mund të aplikojë, duke nisur nga ato që janë regjistruar dhe deri tek ato që janë ende ide e konsoliduar.
“Aplikimin e kemi ndarë në 3 kategori. Start Up-et që janë ende të paregjistruara do të përfitojnë deri në 1.5 mln lekë grant. Start Up-et që janë në fazë zhvillimi dhe që kanë deri në një vit operim aktiviteti, do të përfitojnë 3 mln lekë në formë granti. Shkalla e tretë, Start Up që janë nga 1 vit deri në 5 vjet të regjistruara do të përfitojnë deri në 5 mln lekë grant”, tha ministrja.
Bilali u shpreh se thirrja do të qëndrojë e hapur për 2-3 javë dhe ajo do të bëhet përmes e-Albania me një formularë vetëdeklarimi.
Ministrja theksoi se idetë duhet të jenë inovatore dhe se gratë, të rinjtë dhe bizneset në fushën e energjisë së rinovueshme janë të favorizuara.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta