10 vjet mister, rrëzimi i “MH370”, ende asnjë gjurmë e avionit të humbur
10 vjet më vonë, zhdukja e fluturimit të “Malaysian Airlines”, “MH370”, mbetet një mister. 154 pasagjerë të avionit ishin kinezë, të afërmit e të cilëve kërkojnë përgjigje.
Në Pekin, disa persona shkuan në ambasadën e Malajzisë, ndërsa më herët ishin në një takim me zyrtarë të Ministrisë kineze të Transporteve.
“Shpresoj që ata të rinisin sa më parë kërkimet për të gjetur të dashurit tanë. Kanë kaluar 10 vjet”, tha Li Shuce, baba i një prej viktimave.
Me rastin e 10-vjetorit të ngjarjes, evente të shumta u mbajtën në ditët e fundit. Avioni u nis nga Kuala Lumpuri me 239 persona në bord, por pas një kthesë të bërë në jug të vendit u rrëzua dhe u zhduk nga radarët, pa arritur kurrë në Pekin.
Zhdukja e tij shkaktoi teori të panumërta konspirative. Vetëm copëza të avionit janë gjetur deri më sot, por qeveria malajziane nuk e përjashton rifillimin e kërkimeve pas gjetjes së provave të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta