“100 dëshmorë i kam në oborr”, Haradinaj: S’ka familje në Kosovë pa dhimbje

18 Tetor 2025 | 13:32

Në një intervistë për Euronews Albania, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, foli për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për tensionet e vërejtura mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj theksoi se përplasjet mes Ramës dhe Kurtit nuk janë të reja dhe se “shkëndijat” mes tyre janë dukur prej kohësh. Sipas tij, Kurti ka gabuar në mënyrën si e ka trajtuar çështjen e UÇK-së.

“E para është se Kurti ka katër vite që nuk e ka frekuentuar Shqipërinë. E ka pak fobi Shqipërinë, pavarësisht sloganit të tij ‘bashkim kombëtar’. Vitin e kaluar ka shkuar në Greqi 27 herë, ndërsa Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjëherë gjatë atij viti”, tha Haradinaj.

Kur u pyet nga gazetarja Alba Xhani se si ua shpjegon fëmijëve të tij Luftën e Kosovës, Haradinaj tha se përpiqet të mos i ngarkojë me të kaluarën.

“Mundohem sa më pak t’i ushqej me të kaluarën, sepse detyrimisht i ushqej me urrejtje ndaj një pale tjetër. Por nuk mund t’i iki të vërtetës, pasi kam anëtarë të familjes që kanë rënë dëshmorë gjatë luftës. Që të kaloj tek familja ime, duhet të kaloj tek 100 dëshmorë që i kam tek oborri i shtëpisë. Gjendja reale në Kosovë flet vetë, nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Nuk ka familje që nuk e ka përjetuar dhunën në një formë apo në një tjetër – jo domosdoshmërisht me gjak. Nuk ka familje shqiptare që nuk ka strehuar një familje nga Kosova. Është një emocion që njerëzit duhet ta përjetojnë vetë, jo për t’u marrë shumë me të kaluarën, sepse tani jemi në një epokë të re. Qëllimi ynë është diçka tjetër. Sa më shumë merremi me të ardhmen, aq më shumë e rrisim vlerën e së kaluarës”, ushpreh Haradinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026