100 ditët e luftës në Ukrainë, NATO paralajmëron përshkallëzim të konfliktit
‘Lufta në Ukraine do të zgjasë’, është ky paralajmërimi që jep kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa Rusia intensifikon pushtimin në lindje të vendit.
Rreth 100 ditë luftë në Ukrainë dhe pasojat janë të tmerrshme, kryesisht për fëmijët.
UNICEF vlerëson se një situatë e tillë nuk ishte regjistruar që nga Lufta e Dytë Botërore.
Tre milionë fëmijë brenda Ukrainës dhe mbi 2.2 milionë fëmijë në vendet pritëse të refugjatëve tanimë kanë nevojë për ndihmë humanitare. Pothuajse dy në çdo tre fëmijë janë shpërngulur nga luftimet.
Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës EuroAtlantike, pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, nënvizoi rëndësinë e NATO-s dhe paralajmëroi se lufta do të zgjasë.
“Përgjegjësia e NATO-s është të ndihmojë dhe mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e të drejtës së saj për vetëmbrojtje. Në të njëjtën kohë, NATO ka gjithashtu përgjegjësinë të parandalojë që kjo luftë të përshkallëzohet për t’u bërë një luftë e plotë midis Rusisë dhe NATO-s. Luftërat janë të paparashikueshme, dhe për këtë arsye ne thjesht duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë, sepse ajo që shohim është se kjo luftë është shndërruar në një luftë shkatërrimi, ku ukrainasit po paguajnë një çmim të lartë për mbrojtjen e vendit të tyre”, u shpreh Stoltenberg.
Presidenti Volodimir Zelenski mori kredencialet nga tre ambasadorë të rinj në Ukrainë dhe u kërkoi atyre të ndihmojnë në mbështetjen e Ukrainës në luftë duke u furnizuar me armët e nevojshme për t’u mbrojtur.
LEXONI GJITHASHTU:
Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese
Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre