“100 njerëz janë vrarë në kampet e UÇK”, Prokuroria lexon deklaratat përmbyllëse për Thaçin dhe të tjerët
Në Gjykatën Speciale në Hagë kanë nisur deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka nisur fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”.
“Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”.
Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Kjo çështje ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Kjo vendosmëri për kompetencë dhe fuqi u has me diçka, dhe kjo kishte të bënte me persona që kishin dalë si kundërshtarë ose përcaktoheshin se ishin bashkëpunëtorë me forcat serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesnin synimet e UÇK-së”.
Sipas saj, shpesh aty përfshiheshin persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona romë dhe serbë.
“Në mënyrë që ta arrinin qëllimin e tyre, këta persona të akuzuar kanë kryer krime kundër kundërshtarëve të tyre të perceptuar për të pasur kontroll në gjithë Kosovën”.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.
Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.
Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 18:07 Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur
- 17:45 Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
- 17:14 Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes
- 16:50 Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 16:23 Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri