107 emigrantë u shpëtuan në Francë për Krishtlindje, po tentonin të arrinin në Angli

26 Dhjetor 2024 | 20:13

Shërbimet franceze të shpëtimit arritën të shpëtojnë gjithsej 107 emigrantë që po përpiqeshin të arrinin në brigjet e Anglisë përmes Kanalit Anglez gjatë Krishtlindjeve, njoftuan sot mediat franceze.

Siç njoftoi prefektura e asaj zone, për shkak të kushteve të favorshme atmosferike dje, në Krishtlindjet Katolike, u regjistruan një numër i madh i nisjeve me varka me emigrantë nga brigjet e Francës veriore, shkruan gazeta Figaro.

Qendra rajonale e shpëtimit pati gjithsej 12 operacione gjatë Krishtlindjeve.

Ata paralajmëruan se Kanali anglez është një zonë veçanërisht e rrezikshme gjatë dimrit për shkak të anijeve të paqëndrueshme dhe të mbingarkuara që transportojnë emigrantë.

Që nga fillimi i këtij viti, të paktën 73 emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Angli në këtë mënyrë, sipas shifrave zyrtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026