Mbyten 8 emigrantë pranë një ishulli në Greqi

20 Dhjetor 2024 | 11:11

Tetë emigrantë janë mbytur të premten në mëngjes pranë ishullit Rhodes në Greqi, pasi anija e shpejtë me të cilën po lundronin u përmbys, thanë autoritetet greke.

Roja bregdetare tha se incidenti ndodhi pasi anija e shpejt bëri “lëvizje të rrezikshme” në përpjekje për t’i ikur një anijeje patrulluese, duke i hedhur imigrantët në ujë.

Autoritetet greke thanë se 18 imigrantë të tjerë u shpëtuan dhe se kërkimet për shpëtimin e imigrantëve të tjerë janë duke vazhduar. Nuk është e qartë se sa imigrantë po barte anija kur u përmbys, sipas tyre.

Rhodes, njëri nga disa ishujt e mëdhenj grekë që shtrihet pranë bregdetit të Turqisë, është rrugë e dendur për trafikim me imigrantë në lindje të Detit Mesdhe.

Ky është incidenti i dytë vdekjeprurës me imigrantë në këtë ishull këtë javë.

Shtatë imigrantë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë besohet se janë zhdukur kur anija e tyre u fundos pjesërisht në jug të ishullit Crete gjatë fundjavës së kaluar.

Numri i imigrantëve që shkojnë në Greqi jashtëligjshëm pritet të rritet në 60.000 këtë vit. Sirianët përbëjnë numrin më të madh të tyre, të ndjekur nga afganët, egjiptianët, eritrianët dhe palestinezët, sipas të dhënave qeveritare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026