13 persona humbën jetën nga helmimi me metanol në Kuvajt, 21 të tjerë u verbuan
Ministria e Shëndetësisë e Kuvajtit njoftoi se 13 shtetas të huaj vdiqën si pasojë e helmimit nga metanoli, dhe 21 persona të tjerë u verbuan ose humbën shikimin.
Një total prej 63 personash janë helmuar nga metanoli i përmbajtur në pijet alkoolike të kontaminuara gjatë pesë ditëve të fundit, tha ministria në një deklaratë, duke vënë në dukje se të gjithë ishin shtetas të huaj, raporton Reuters.
Njoftimi shton se 51 persona kishin nevojë urgjente për dializë të veshkave dhe 31 persona kishin nevojë për ventilim mekanik.
Ambasada indiane në Kuvajt, e cila ka komunitetin më të madh të emigrantëve në vend, tha se rreth 40 shtetas indianë në Kuvajt ishin shtruar në spital gjatë ditëve të fundit, pa specifikuar shkakun.
“Ka pasur disa vdekje, disa janë në gjendje kritike ndërsa të tjerë po shërohen”, shtoi një deklaratë në rrjetin X.
Kuvajti ndalon importin dhe prodhimin vendas të pijeve alkoolike, por disa lloje pijesh alkoolike prodhohen në vend ilegalisht në vende klandestine pa mbikëqyrje ose standarde sigurie, duke i ekspozuar konsumatorët ndaj rrezikut të helmimit, sipas Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë