VIDEO| Zjarr në ndërtesën që strehonte punëtorë në Kuvajt, të paktën 41 të vdekur

12 Qershor 2024 | 11:46

Zëvendëskryeministri i Kuvajtit Fahad Yusuf Saud Al-Sabah tha sot se 41 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një ndërtesë të përdorur për të strehuar punëtorë në qytetin Mangaf në jug të vendit.

“Incidenti u raportua tek autoritetet në orën 6:00 të mëngjesit me orën lokale”, tha gjeneralmajor Eid Rashed Hamad, sipas Reuters.

Policia njoftoi se dhjetëra persona u shpëtuan, si dhe paralajmëroi “mbipopullim në akomodim”, pa dhënë detaje për llojin e punësimit të punëtorëve apo vendin e origjinës së tyre.

Ministria e Shëndetësisë e Kuvajtit njoftoi se rreth 43 persona janë shtruar në spital për shkak të zjarrit.

Autoritetet thanë se zjarrin e kishin nën kontroll dhe shkaku i zjarrit është aktualisht nën hetim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026