Pësoi djegie trupore pas zjarrit në banesë, ndërron jetë në spital i moshuari

9 Qershor 2024 | 09:13

89-vjeçari nga Korça, Koço Zhidro i cili dy ditë më parë pësoi djegie të shumta trupore për shkak të zjarrit në banesën ku jetonte, ka ndërruar jetë.

Burime spitalore thane se i moshuar i cili vuante edhe nga problemet e frymëmarrjes nuk ja ka dalë të mbijetonte me gjithë përpjekjet e shumta të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

89-vjeçari Koço Zhidro jetonte i vetëm në një banesë dy katëshe në një lagje periferike të qytetit të Korçës dhe për të kujdesej kohet e fundit një 47-vjeçare e cila ditën e ngjarjes ka qenë në banesë së bashku me të moshuarin.

Sipas policisë lokale mëngjesin e dy ditëve më parë i moshuari ka qenë i shtrire ne krevat kur kuvertat janë përfshirë nga flakët duke i shkaktuar djegie të shumta trupore.

Djegie ka pësuar edhe 47-vjeçarja gjatë kohës kur i ka ardhur në ndihme për largimin e kuvertave që po digjeshin në krevatin e 89-vjeçari.

47-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në Spitalin e Korçës për shkak të djegieve. Policia tha se zjarri ka qenë aksidental duke lënë të kuptohet se mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e 89-vjeçarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026