Përfundojnë punimet në QSUT, Urgjenca gati të rikthehet afro 4 muaj pas zjarrit

31 Maj 2024 | 16:17

Afro 4 muaj pas zjarrit, urgjenca e re e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ është gati të rikthehet në funksion të plotë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se punimet kanë përfunduar dhe po bëhen testet e fundit për të siguruar që shërbimi është gati të pres pacientët.

Në të gjitha dhomat e pavionit që ishin jashtë shërbimi, janë rikthyer dritat.

30 mln lekë u alokuan për kthimin në funksion të Urgjencës së QSUT, ndërkohë Prokuroria e Tiranës kërkoi një riinspektim të shkaqeve të zjarrit.

Zjarri në Urgjencën e QSUT ra në 11 shkurt në katin e parë dhe që prej asaj kohe shërbimi i Urgjencës për qytetarët është ofruar nga Spitali i Traumës dhe Spitali Shefqet Ndroqi.

Drejtoresha Albana Fico u dorëhoq pas 1 muaji e gjysmë, nga rënia e zjarrit dhe u emërua në vend të saj Alma Cani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026