Risi teknologjike në QSUT, aparaturë joinvazive për matjen e oksigjenimit të trurit

26 Prill 2024 | 16:22

Mjekët, anestezistë, ekspertë dhe studentë të shkencave mjekësore janë bërë së bashku në konferencën e 17 kombëtare dhe të 1 në nivel ndërkombëtar të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Anestezi-Reanimacionit në kryeqytet.

Risi e këtij eventi, ishte demonstrimi live i operacionit të arteries së karotides që shërbimi i kirurgjisë vaskulare nën drejtimin e profesor Sokol Xhepës po kryente në kohë reale, duke përdorur oksimetrinë cerebrale joninvazive për monitorimin e oksigjenimit të trurit përgjatë gjithë interventit.

Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Anestezi-Reanimacionit, Saimir Kuçi theksoi se kjo teknikë synohet të kthehet në një rutinë.

 “Është një teknologji e re që ne duam ta fusim rutinë në QSUT pikërisht për të minimizuar riskun e komplikacioneve cerebrale, infarktet ose probleme të ndryshme cerebrale gjatë interventit. Kjo teknikë në ditët e sotme i kthen operacionit dhe kirurgjinë vaskulare në operacione me risk operator të ulët dhe jep më shumë safe për pacientin”,- Saimir Kuçi .

Nga salla e operacionit në QSUT , në sallën e konferencave mjekët komunikuan mes tyre për rëndësinë e kësaj aparature joinvazive për matjen e oksigjenimit të trurit.

 “Më parë këto pacientë i mbanim në monitorim në terapi intensive

 “jemi duke ecur mirë, por dhe për komoditetin e pacientit dhe uljen e ditë qëndrimit spitalor”

Kjo është një teknologji jo invazive, në qoftë se ne përpara përdorim matjen e presionit intravaskulare kur klampohet arteria karotide, kjo është një teknik e thjeshte me vendosjen e pulave në ballë dhe shikohet si oksigjenohet truri, n.q.s. ka probleme ne ndërhymë, njëkohësisht ndryshon dhe strategjia e teknikës operatore”,-tha Saimir Kuçi.

Ashtu siç u demonstrua që në nisje, të pranishmit në sallë ndoqën të gjithë operacionin  deri në përfundim të tij me sukses.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026