1311 protestues arrestohen në Francë, pezullohet transporti publik
Nata e 4-t e protestave të dhunshme në Francë, kundër vrasjes së një adoleshenti nga policia shënoi shifrën më të lartë të arrestimeve në një ditë të vetme.
Policia dhe forcat speciale kanë arrestuan 1311 manifestues në të gjithë vendin, teksa shumë qytete kishin shpallur të jashtëligjshme tubimet.
Kjo masë megjithatë nuk i pengoi protestuesit e dhunshëm të grumbulloheshin dhe të sulmonin polic e biznese nëpër rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjerë të mëdhenj të Francës.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë u vendos pezullimi i përkohshëm i transportit publik qytetas, që mjetet të mos binin më pre e dhunës dhe vandalizmave.
Si pasojë e situatë së trazuar në Francë, Presidenti Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizitë shtetërore në Gjermani që ishte planifikuar të niste më 2 korrik.
Njëkohësisht Macron akuzoi protestuesit për reagim të tepruar, ndërsa u bëri thirrje prindërve të ndalojnë fëmijët të marrin pjesë në protesta.
Funerali , 17-vjeçarit të identifikuar vetëm me emrin Nahel, i cili u qëllua nga polica mbahet të shtunën.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë