14-vjeçari me pistoletë, sociologu: Duhet një zbulues për t’i dalluar këto armë!

13 Dhjetor 2024 | 19:48

Sociologu Gëzim Tushi ishte i ftuat këtë të premte në Euronews Albania për të folur mbi rastin e 14-vjeçarit në Vlorë i cili u kap me armë zjarri dhe qindra fishekë.

Ai u ndal në disa këndvështrime por më së shumti theksoi se ka pasur një deformim të edukimit prindëror në familje duke ndikuar drejtpërdrejtë tek sjellja e fëmijëve.

“Duhet parë në dy anë kjo situatë. Ajo çfarë po ndodh është një deformim i edukimit prindëror në familje, rënia e pushtetit të prindërimit në familje si dhe mungesa e komunikimit apo empatisë emocionale për të formuar adoleshentët, në mënyrë që mos ta kenë mendjen tek krimi dhe arma”, tha sociologu.

Gëzim Tushi shpjegoi gjithashtu se në këto raste duhet parë familja dhe struktura e saj.

“Zgjerimi i kriminaliteti minor së pari është i lidhur me strukturën e familjes dhe aftësitë e prindërimit e familjes. Në çdo shoqëri insitucioni më i sigurt dhe më ndikues për adoleshentët dhe fëmijët është familja”, shtoi Tushi.

Sipas tij, fenomeni i pajisjes së fëmijëve me armë të ftohta në shkolla është një problem i madh dhe shqetësues, aq sa duhet duhet vënë një zbulues për ti dalluar këto armë.

Për rastin në fjalë të 14-vjeçarit në Vlorë, sociologu e ka parë pozitiv faktin se prindi nuk ka fshehur rastin dhe se ka vepruar drejtë. Ai cilësoi bashkëpunimi që duhet në rastë të tilla mes të gjithë insitucioneve dhe mekanizmave përkatës

“Në momentin që ndikimi edukativ mbi fëmijët është dobësuar, doemos duhen mekanizmat shtesë komplementare siç janë mësuesit, policia, psikologu, juristi. Këta ndikojnë në shëndoshjen e situatës dhe në zbutjen e krimit minor”, tha Gëzim Tushi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026