‘143 mijë rusë të vrarë’, Ukraina: Më shumë se 10 mijë mjete të shkatërruara
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës thotë se ushtria e saj ka eliminuar 143 mijë ushtarë në luftimet që kanë nisur prej një vitit.
Që nga nisja e luftës, Rusia ka humbur në territorin e Ukrainës rreth 143 mijë ushtarë. Shifra është bërë publike nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës. Sipas raportit të kësaj ministrie, nga muaji shkurt i vitit të kaluar dhe deri më sot, forcat e rregullta të ushtrisë ruse, si dhe efektivët e mercenarëve të grupit Vagner kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Shifra që jep ministria e Mbrojtjes së Ukrainës është nuk është konfirmuar nga burime të tjera. Por, shërbimet inteligjente të Britanisë së Madhe, që kanë monitoruar zhvillimet luftarake në terren, thonë se numri i humbjeve të Rusisë është mjaft i madh. Sipas shërbimeve të Britanike, dëshmi e humbjeve të mëdha ruse është dhe fakti se çdo 3 muaj, Kremlini ka nxjerrë urdhra për mobilim të ushtarëve të rinj.
Shtabi ushtarak i Ukrainës thotë se veç ushtarëve, Rusia ka pësuar humbje kolosale dhe në mjete. Janë më shumë se 10 mijë, binda, avionë dhe pajisje të teknologjisë së lartë që janë lënë në fushën e betejës nga trupat ruse. Vetëm tanke llogaritet se Rusia ka humbur më shumë se 3 mijë e 500.
Nëse shifrat e ministrisë Ukrainase konfirmohen, bilanci i humbjeve të Rusisë mund të krahasohet vetëm me konfliktet e Luftës së Dytë Botërore.
Në luftërat në Çeçeni ushtria ruse llogaritet se ka humbur rreth 35 mijë ushtarë. Ndërsa në luftën në Afganistan gjatë Rusia humbi 15 mijë ushtarë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk ka konfirmuar asnjë të dhënë që flet për humbje të ushtarëve dhe gjeneralëve të saj në betejë. Në komunikimet e përditshme të Kremlinit flitet vetëm për humbje nga forca e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë