15 milionë euro për kartonët jeshilë, çfarë treguan udhëtimet jashtë vendit
Udhëtimet jashtë vendit me makina private tregojnë se këtë vit janë paguar për kartonë jeshilë, 15 mln euro. Pagesa, e cila bëhet në kufij për të siguruar mjetin, tregon se vlera është rritur 43% në krahasim me vitin e kaluar.
Shtimi i udhëtimeve nga shqiptarët jashtë vendit ka çuar në arkën e kompanive të sigurimit 15 milionë euro në 10 muajt e parë të vitit. Të dhënat e mbledhura nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se këtë vit vlera e kartonave jeshilë për sigurimin e makinave në territoret jashtë Shqipërisë është rritur me 43%.
Çdo mjet që del nga doganat shqiptare pagaun siguriacion me afat nga 15 ditë deri në 1 vit dhe këtë vit kontratat janë rritur mbbi baznë e këreksave për të udhëtuar jashtë vendit me mjete private.
Ndërkaq i gjithë tregu i sigurimeve ka njohur rritje të fortë gjatë këtij viti. Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajt janar-tetor 2023 kapën vlerën 186 milionë eurove, ose 10% më shumë vitin e kaluar.
Gjatë kësaj peruidhe, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,2 milionë me një rritje 11%.
Gjithësesi, janë sigurimet e detyrueshme ato që zënë pjesën dërrmuese të arkëtimeve të kompanive. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60% të totalit të tregut.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë