150 shqiptarët e bllokuar rikthehen drejt Rinasit, kompania zvicerane sqaron për Euronews Albania

16 Qershor 2020 | 14:57

150 pasagjerët e bllokuar ne Zvicër, shumica shqiptarë, tashmë do të fluturojnë drejt aeroportit te Rinasit.

Pas apelit që ata bënë në “Euronews Albania” që prej mbrëmjes së djeshme, pasagjerët që ndodhen ende në Zyrih na bënë të ditur se është arritur marrëveshja mes ministrisë së Transporteve dhe kompanisë “EdelWeiss” që të vijojnë udhëtimin.

Mes pasagjereve që kaluan natën në aeroport kishte edhe fëmije e të moshuar, disa prej tyre pas një udhëtimi të gjatë, si nga SHBA apo Kanadaja.

Bllokimi për orë të tëra në aeroport ndodhi për shkak se vendi ynë nuk kishte marrëveshje për hapje të kufijve ajrore me Zvicrën, por vetëm me Austrinë, Serbinë dhe Greqinë. Për të ndihmuar ne zgjidhjen e kësaj situate, “Euronews Albania” kontaktoi më herët me ministrinë e Jashtme, konsullatën shqiptare në Zvicër si dhe ministrinë e Transporteve.

E pyetur nëse ishin në dijeni që fluturimi nuk do të lejohej në Tiranë, dhe se cilat janë hapat që do të merren për të akomoduar udhëtarët, kompania Zvicerane “Edelweiss” tha për “Euronews Albania” se vendimi u mor në shumë pak kohë dhe ishte i pashpjegueshëm për to.

“Për shkak të ndalimit të hyrjes së personave jashtë BE-së në Zvicër, këtë të hënë Shqipëria ndaloi lejimin e fluturimeve të “Edelweiss” nga Zyrihu drejt Tiranës. Ky vendim u mor në shumë pak kohë, pavarësisht të drejtave ekzistuese për trafikun, ndaj Edelweiss e sheh si të pashpjegueshme. Për këtë arsye, fluturimi WK 412 u anulua”, tha kompania zvicerane në përgjigjen e saj.

“Udhëtarët që vinin nga vendet e Shengenit kaluan në fluturime të tjera brenda të njëjës natë dhe u kthyen në vendin prej ku ishin nisur. Udhëtarët e tjerë do të mbahen nën kujdesin e aeroportit të Zyrihut, pasi nuk mund të futen në Zvicër apo në zonën Shengen, për shkak të kufizimeve. Edelweiss shpreh keqardhje për udhëtarët e prekur dhe po punojmë me “Zyrën Fedrale Zvicerane të Aviacionit Civil”, me “Departamentin Federal të Punëve të Jashtme” dhe me ambasadën zvicerane në Tiranë, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë”, shpjegon Edelweiss për Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026