1500 shkelje të armëpushimit në Ukrainë, Macron bisedon sërish me Putin
Ministri i Brendshëm ukrainas u sulmua me granatë gjatë një vizite në frontin e konfliktit me separatistët, që zhvillohet prej tetë vitesh në Ukrainën Lindore.
Zyrtarët u strehuan në një zonë të mbrojtur para se të largoheshin nga zona.
Më shumë se 1500 shkelje të armëpushimit u raportuan të shtunën në Ukrainën Lindore.
Kështu deklaruan vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi imazhet e lëshimit të raketave balistike të kryera gjatë stërvitjes ushtarake.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, u shpreh se nuk ka vend për pretendime për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.
Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski kërkoi një takim me homologun rus për të zgjidhur konfliktin.
“Unë nuk e di çfarë kërkon presidenti i Rusisë. Për këtë arsye unë propozojë të takohemi”, – u shpreh Zelenski.
Civilët e evakuuar nga rajonet e konfliktit me Ukrainën Lindore janë vendosur në kampet e Ministrisë ruse të Situatave të Emergjencave në brigjet e detit Azov, afër kufirit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës