16 të vdekur nga moti i keq/ Alarm i kuq në Itali, probleme në vendet e Ballkanit

4 Nëntor 2023 | 15:18

Bilanci i viktimave të stuhisë “Ciaran” në Evropë u ngjit në 16 të vdekur mbrëmjen e së premtes. Në Itali, rajoni i Venetos shpalli alarmin e kuq, pasi niveli i ujit u rrit më tej.

Më herët, qeveria italiane kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 5 provinca të Toskanës, ku kanë humbur jetën 6 persona.

Situata konsiderohet e paprecedent dhe të paktën 200 persona janë evakuuar. Në disa zona, sasia mujore e reshjeve ra në vetëm 3 orë.

Në Francë, ishulli i Korsikës regjistroi erëra të forta që frynin deri në 140 km/orë, me stuhinë që ka lënë pas shkatërrim, pemë të rrëzuara dhe rrugë të përmbytura.

Në Ballkan, shtete si Kroacia, Bsonja, Mali i Zi dhe Sllovenia përjetuan gjithashtu motin e keq, që çrrënjosi pemë dhe shkatërroi çatitë e shtëpive.

Sipas meteorologëve spanjollë, një stuhi e re, e quajtur “Domingos” pritet të godasë Evropën jug-perëndimore këtë fundjavë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026

Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë

Dhjetë persona u plagosën gjatë vrapimit të tetë dhe të fundit me dema në festivalin tradicional në Pamplona të Spanjës, duke e çuar në 57...
19:14 | 14/07/2026

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026