17 persona u bashkuan në luftimet në Ukrainë, Afrika e Jugut nis hetimet

6 Nëntor 2025 | 09:28

Qeveria e Afrikës së Jugut njoftoi të enjten se ka pranuar thirrje për ndihmë nga 17 qytetarë të cilët u janë bashkuar forcave mercenare në luftën Rusi-Ukrainë, dhe se po punon për t’i kthyer ata në shtëpi.

Sipas komunikatës, ata ishin joshur të merrnin pjesë në luftë me pretekstin e kontratave të punësimit me pagë të majme. Që të gjithë janë të moshës midis 20 dhe 39 vjeçare dhe kanë mbetur të ngujuar në rajonin e shkatërruar nga lufta në Ukrainë, Donbas.

“Presidenti Cyril Ramaphosa ka urdhëruar hetim mbi rrethanat që çuan në rekrutimin e këtyre të rinjve në këto veprimtari mercenare”, thuhet në komunikatë.

Afrika e Jugut nuk tregoi se për cilën palë luftuese po luftonin shtetasit e vet. Sipas ligjit të Afrikës së Jugut, qytetarëve u ndalohet ta ndihmojnë ushtarakisht një qeveri të huaj, si dhe u ndalohet të bëhen pjesë e ushtrive të qeverive të huaja, përveç nëse janë të autorizuar nga Qeveria e Afrikës së Jugut.

Në gusht, Qeveria e Afrikës së Jugut paralajmëroi të rinjtë të kenë kujdes nga ofertat e rrejshme të punës në Rusi, të cilat qarkullonin në rrjetet sociale, pas raportimeve se disa gra nga Afrika e Jugut ishin mashtruar për të prodhuar dronë./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026