Pavarësia e Kosovës, 18-vjetori i ndarë mes Prishtinës dhe kërkimit të drejtësisë në Hagë
Kosova shënon 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një moment kyç në historinë e saj shtetformuese. Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë, duke e shpallur vendin shtet sovran dhe të pavarur.
Tetëmbëdhjetë vite më pas, kjo datë përkujtohet me aktivitete shtetërore, homazhe dhe ceremoni solemne në Prishtina dhe në qytete të tjera të vendit. Në ceremonitë zyrtare pritet të marrë pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, krahas drejtuesve të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.
Manifestimet nisin me ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës, për të vijuar me mbledhjen festive të Qeverisë. Gjatë paradites do të zhvillohen homazhe te Monumenti i të Pagjeturve, te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, si dhe nderime pranë varrit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit të shquar Adem Demaçi.
Në orën 09:00, delegacionet shtetërore do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri.
Në orën 10:30 do të mbahet seanca solemne e Kuvendi i Republikës së Kosovës, që përbën edhe pjesën qendrore institucionale të ditës. Më pas do të bëhen nderime te Monumenti i Heroinave, ndërsa në vijim pritet parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Aktivitetet përmbyllen në mbrëmje me pritjen shtetërore të organizuar nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri, ndërsa në orën 20:00 do të mbahet koncerti solemn në sallën e Filarmonia e Kosovës.
18-vjetori i Pavarësisë vjen në një kohë sfidash dhe synimesh për integrim euroatlantik, ndërsa mesazhet e kësaj dite pritet të theksojnë unitetin, kujtesën historike dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të shtetit të Kosovës.
Nga ana tjetër vlen të theksohet se në Hagë është duke u zhvilluar gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së nga Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli një moment historik dhe kritik për Kosovën, nga ku pikërisht figurat kryesore të vendosjes së pavarësisë, akuzohen për krime për lufte.
Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)