17-vjeçari i dënuar për vrasje çel në COD ekspozitën e pikturës 

21 Dhjetor 2022 | 16:50

Një ekspozitë e pazakontë është çelur së fundmi në COD. Një i mitur i dënuar për vrasje, ka sjellë për publikun një ekspozitë pikture. Me anë të artit ai përpiqet të shpreh në mënyrën e tij edhe pendesën krimin që ka kryer.

Gjakmarrja e shtyu në moshën 16-vjeçare të hiqte dorë nga ëndrrat e tij, për të vuajtur dënimin në institutin e rehabilitimit të të miturve në Kavajë. Ndodhem në hapësirën e qendrës për hapje dhe dialog për një ekspozitë tejet të veçantë.’

Historia e tij bëri mjaft bujë një vit më parë, ai ishte vetëm 16- vjeç kur shkrehu këmbëzën për të marrë jetë duke zbatuar kodin arkaik të gjakmarrjes. Sot ai ka çel një ekspozitë të titulluar “Një klithmë gjërash të pathëna”.

“Kjo ekspozitë lindi krejt natyrshëm si rezultat i një projekti që unë mora përsipër të realizoj në institutin e rehabilitimit të të miturve në Kavajë. Ka qenë një pikturë murale dhe i mituri në fjalë është përfshirë maksimalisht në procesin e punës”,  tha Albi Yzo, kurator.

Djaloshi në fjalë, nuk mund ta prezantojë vetë ekspozitën e tij dhe as ta vizitojë atë, e megjithatë punët e tij mund të shihen nga kushdo.

“Ai është i informuar pasi kjo punë ka disa muaj që vijon. Sigurisht ndoshta ai do të ishte tepër i lumtur që të ishte pjesë e aktivitetit”, u shpreh Yzo.

Punët e djaloshit në fjalë duket se riprodhojnë realitetin në të cilin jeton, atë të një vrasësi të penduar e njëherazi të një artisti me ëndrra të mëdha.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 23 të këtij muaji, për të dëshmuar se e njëjta dorë që mori një jetë mund të dhurojë art.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026